Rruga e “rrezikshme” Pejë-Kuqishtë, banorët e bizneset kërkojnë ndërhyrje

by informim peje

Një incidenti djeshëm ka nxjerrë në pah rrezikun e madh që paraqet rruga Pejë-Kuqishtë, pasi një gur i madh ka rënë mbi një veturë që ishte në lëvizje, fatmirësisht pa shkaktuar lëndime të rënda për familjen.

Valdrin Daci, korrespondent i Klan Kosovës, raportoi në emisionin “Ora 7” se rëniet e gurëve dhe shembjet e dheut janë një fenomen i shpeshtë në këtë pjesë të rrugës, duke krijuar rrezik për ata që kalojnë aty.

banner

“Banorët janë jashtëzakonisht të revoltuar për atë që po ndodh. Edhe bizneset e zonës kanë bërë disa herë apel për vëmendje më të madhe ndaj gjendjes së kësaj rruge, por deri tani nuk kemi parë hapa konkretë për përmirësim”, tha Daci.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy