Gjobë një personi në plazhin e Jalës pasi rrezikoi pushuesit me gomone

by

Një person është gjobitur në plazhin e Jalës për shkak se ka lundruar me gomone jashtë perimetrit të përcaktuar.

Personi në fjalë ka rrezikuar jetën e pushuesve. Mësohet se atij i është ndaluar mjeti lundrues, si edhe është gjobitur me një masë administrative 100 000 lekë të rinj.

banner

Sakaq, kontrollet vijojnë në të gjithë hapësirën ujore të vendit nga policia e shtetit.

Njoftimi i policisë:

Lundroi me gomone, jashtë perimetrit të përcaktuar dhe rrezikoi jetën e pushuesve, ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë të rinj dhe i bllokohet gomonia. Në vijim të kontrolleve në të gjithë vijën bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe të pushuesve, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me ata të Njësisë Policore Detare, pas informacioneve të marra se një mjet lundrues kishte shkelur perimetrin e sigurisë, kanë shkuar menjëherë në zonën e Jalës ku kanë konstatuar mjetin lundrues gomone që lëvizte jashtë perimetrit të caktuar për këtë aktivitet.

Menjëherë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë bllokimin e mjetit lundrues, si dhe kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, shtetasin I. B., me masë administrative 100 000 lekë të rinj.

Kontrollet vijojnë në të gjithë hapësirën ujore të vendit. Policia e Shtetit apelon sërish për drejtuesit e mjeteve lundruese që ta kryejnë këtë aktivitet, pas pajisjes me dokumentacionin përkatës dhe të respektojnë me rigorozitet perimetrin ujor të sigurisë për pushuesit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy