Jashanica thotë se jo zyrtarisht u njoftua për të shtëna jashtë Klinikës ku po trajtohet “Italiani”

by informim

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica, tha se nga ekipi është informuar se nga mbrëmë ka pasur shtim të masave të sigurisë.

“Nga ekipi kujdestare jam informuar në mëngjes se ka pasur shtim të masave të sigurisë nga Policia dhe brenda Klinikës nuk ka pasur ndonjë problem. Mirëpo nga policia jo zyrtare kanë dëgjuar të shtëna jashtë Klinikës, mirëpo brenda ne klinikë nuk ka pasur”, tha ai për EO.

Jashanica dha detaje për gjendjen e të plagosurve që po trajtohen në Ortopedi.

“Te premten në orët e mbrëmjes kanë ardhur pesë pacient në Klinikën e Ortopedisë. Gjendja e tyre ka qenë jashtë rrezikut për jetë, mirëpo ka pasur lëndime nga armë të zjarrit. Menjëherë të shtunën ju është hequr predha pacientit në regjionin e krahut dhe ka shkuar në shtëpi, pacienti i cili s’ka qenë i inkriminuar me Policinë ai me vetdëshirë ka shkuar në shtëpi pas nuk ka pasur lëndime të sistemit vaskular”.

“Kurse tjetri me lëndime të muskujve dhe indeve të buta është duke qëndruara për arsye se është i inkriminuar me rastin. Sot kishte shkuar edhe pacientja që ka predhën, nuk ka deficite nero-vaskulare, do të thotë gjendja e tyre e përgjithshme është e mirë. Në mbetje për momentin janë dy pacientë, njëri me fraktura të hapur të regjionit të bërrylit e shkarkuar nga armët e zjarrit, dhe tjetri me plagë tejshpuese që mendojë që edhe këtë ta lirojmë ne shtëpi, kështu që jetë vetëm një”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy