Deliu: “Truri” po ikë prej Kurtit, para Mehajt është dashur të shkarkohen Kusari-Lila, Rozeta Hajdari, Martin Berishaj…

by informim

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, shkruan Gazeta Express.

Ajo tha se largimi i ish—ministrit Rifat Latifi dhe tani i Mehajt “janë dëshmi se përbrenda kësaj Qeverie, jo vetëm qeverisja por edhe mentaliteti është i kalbur”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

banner

Tutje Deliu tha se para Mehajt është dashur të shkarkohen Rozeta Hajdari, Mimoza Kusari-Lila e Martin Berishaj.

“Përndryshe, para Armendit, është dashur të shkarkohen e jo tu lejohet dorëheqja, Rozeta Hajdari, Mimoza Kusari – Lila, Martin Berishaj dhe nja 50 zyrtarë tjerë të përfshirë në afera korruptive e skandale të ndryshme.  P.S. Sa është fondi i sigurisë, Kryeministër?”, deklaroi ndër të tjera ajo.

https://www.facebook.com/blerta.deliu/posts/9858820020855957?ref=embed_post
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment


This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy