Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Vlorë, ku 55-vjeçari Armando Meshau u qëllua për vdekje nga djali i anëtares së KLP-së, Rei Meta pas konfliktit për një pronë.
Salianji te ‘News24’ tha se në çdo ngjarje kriminale janë të përfshirë funksionarë të lartë të shtetit dhe njerëz që mbledhin vota për PS, pasi ligji për ta nuk ekziston.
Sakaq shton se këto lloj ngjarje janë të paralajmëruara dhe për të aryse shumë shqiptarë largohen nga vendi.
“Ligji nuk ekziston për banditët e lidhur me pushtetin. Ngjarja e djeshme është një ngjarje e përsëritur, Deja Vu. Njerëz të lidhur me pushtetin ndërhynë, përcaktojnë se kush do emërohet në administratën publike, cilët janë njerëzit që do jetojnë dhe janë këta që kanë larguar 500 mijë shqiptarë nga vendi.
Çdo ngjarje kriminale janë personazhe që janë funksionarë të lartë të shtetit dhe njerëz që mbledhin vota për PS-së e për ta ligji nuk ekziston. Ka njerëz që pasurohen në kurriz të popullit. Janë ngjarje të cilat janë paralajmëruar, njerëz që jo se shteti s’ka kapacitet, por vullnet vijojnë të kryejnë aktivitetet kriminale. Dhe kur vijnë zgjedhjet elektorale blejnë vota”, tha ai.


