“Refuzimi estetik”, Muhamet Hamiti për shkrimin e fundit të Ibrahim Rugovës: Kush do ta kuptojë atë, duhet ta lexojë herë pas here

by informim

Muhamet Hamiti i LDK-së ka sjellë në vëmendje një shkrim të ish-presidentit Rugova, për të cilin thotë se duhet të lexohet herë pas here.

“Refuzimi estetik” i Rugovës u shkrua në shkurt të vitit 1987, për të cilin Hamiti thotë se është shkrimi i fundit i Ibrahim Rugovës si kritik e studiues i letërsisë.

banner

“Është 42-vjeçar shkrimtari. (19 vjet më vonë, në janar të viti 2006, Rugova do të vdesë si President i Kosovës.) Titulli i esesë bëhet titull i librit të mbramë kritik të Rugovës. Më vonë ai do të bëhej kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (SHKSH), më 1988, kur edhe u priu shkrimtarëve të Kosovës në ballafaqim të parë, të drejtpërdrejtë, triumfator, me shkrimtarët serbë në Beograd, dhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), më 23 dhjetor 1989, që do të bëhej bërthama e lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci të Kosovës, të cilës i priu Ibrahim Rugova”.

Po ta shohësh fillimin e këtij shkrimi ese, të duket se s’ka të bëjë me letërsinë, thotë Hamiti.

“Fjalia nistore: “Refuzim do të thotë të mos pranosh, të mos pranosh atë që të imponohet, e kjo varet nga qëndrimi personal dhe nga ai i përgjithshëm.” Pak më tej, në këtë paragraf, “Njeriu në këtë plan ka vetë dy zgjidhje, thjesht e shkurt: po e jo, por rrugët e realizimit dalin të ndryshme. Refuzimi ngrihet kundër imponimit kur ai është represiv, kur insiston domosdo, pa bindje në pranimin e një diçkaje””.

Rugova flet tutje për estetikën dhe politikën, për shkrimtarët e oborrit, për prijësit e popullit.

“Me këtë shkrim Ibrahim Rugova shtroi rrugën e refuzimit, tash politik, të shqiptarëve të Kosovës ndaj represionit të Serbisë. Rezistencë që e nisën shkrimtarët dhe e përfunduan ushtarët. Kush do ta kuptojë Ibrahim Rugovën në formatin e tij intelektual por edhe politik duhet ta lexojë dhe rilexojë herëpashere këtë shkrim fort të rëndësishëm”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment


This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy