Departamenti i Shtetit informoi Kongresin për një paketë prej 80 milionë dollarësh, modeste në krahasim me shitjet e fundit në Tajvan, por do të ishte i pari në Taipei sipas programit të financimit të ushtrisë amerikane.
Administrata e presidentit amerikan Joe Biden miratoi për herë të parë ndihmën e drejtpërdrejtë ushtarake për Tajvanin si pjesë e një pakete ndihme për qeveritë e huaja. Këtë e raportojnë zyrtarë të qeverisë.
Departamenti i Shtetit informoi Kongresin të martën për një paketë prej 80 milionë dollarësh, modeste në krahasim me shitjet e fundit në Tajvan, por që do të ishte e para në Taipei sipas programit të financimit të ushtrisë amerikane.
Tradicionalisht, Shtetet e Bashkuara i kanë shitur armë Tajvanit në vend që t’i dhurojnë ato, por frika po rritet se Kina po përgatitet të marrë nën kontroll ishullin demokratik dhe autonom.
Ndihma, tha Departamenti i Shtetit, do të “përdoret për të forcuar aftësitë vetëmbrojtëse të Tajvanit”.