Maroku pranon me rezerva ndihmat

by informim

Pas tërmetit katastrofik në Marok, ky vend dëshiron fillimisht të pranojë ndihmë nga katër vende. Gjermania nuk është mes tyre. Maroku shpalli tri ditë zie kombëtare.

Ministria e Brendshme e Marokut bëri të ditur se “kemi reaguar ndaj ofertës për mbështetje nga vendet mike, Spanja, Katari, Britania e Madhe dhe Emiratet e Bashkuara” dhe falënderon të gjitha shtetet që kanë ofruar ndihma pas tërmetit të rëndë të shtunën në Marok. Autoritetet e Marokut shprehen, se “është bërë një vlerësim i kujdesshëm i nevojës në terren. Nëse kjo nevojë do të ndryshojë”, do të merren parasysh oferta të tjera.

banner

Organizata Gjermane e Ndihmës Teknike, THW, i ktheu paraprakisht punonjësit e saj në shtëpi. Ata qëndronin të gatshëm në aeroportin e Köln/Bonnit për misionin në Marok. Ndihmësit vazhdojnë të kërkojnë me intensitet për të lënduar nën rrënoja, nganjëherë thjesht edhe me dorë. Ekspertët bëjnë fjalë për një hapësirë 72 orë për të gjetur gjallë të mbuluarit nga rrënojat. Kaq gjatë mund të durojë dikush pa ujë, sipas një vlere orientuese.

Sipas të dhënave zyrtare kanë humbur jetën më shumë se 2.100 veta pas tërmetit në Marok dhe të paktën janë regjistruar 2400 të lënduar. Pritet që numri i viktimave të rritet. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë më shumë se 300.000 vetë janë prekur nga pasojat e tërmetit në Marrakesh dhe zonat përreth. Mbreti Mohamed VI shpalli tri ditë zie kombëtare. Tërmeti 6,8 ballë goditi natën e së shtunës në malësitë e Atlasit, 70 km në jug të Marrakeshit. Që atëherë ka pasur shumë tërmete të vogla pasuese. /dw

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy