Hill për ngjarjet në Veri: Të gjithë duhet ta dënojmë vrasjen e policit kosovar, po zhvillohen bisedime si të ecet tutje

by Nexhat

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot në Beograd se sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjska është një “ngjarje tragjike” dhe se po shqyrtohen hapat e mëtejshëm.

“Ne të gjithë duhet ta dënojmë vrasjen e një pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe gjithmonë mbajmë zi për humbjen e jetëve, por duhet të vazhdojmë me procesin politik. Po zhvillohen procese për të inkurajuar dialogun”, tha Hill në një debat publik.

banner

Hill tha gjithashtu se procesi diplomatik duhet të forcohet në ditët dhe javët në vijim, shkruan Danas, transporton Express.

“Kjo situatë po trajtohet shumë seriozisht dhe po zhvillohen diskutime të shumta se çfarë hapash të mëtejshëm duhet të ndërmerren”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy