43
Dy pikë kalimet kufitare me Serbinë në veri po vazhdojnë të jenë të mbyllura në ditën e katërt.
Ato u mbyllën të dielën pas një sulmi terroristë në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Sipas raportit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe sot.
Nga sulmi terroristë i së dielën ka mbetur i vrarë zyrtari policor, Afrim Bunjaku dhe një tjetër është plagosur, ndërsa janë vrarë të paktën tre persona nga grupi terroristë.