Shefi i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka shkruar sot se në faqen e presidentit të Serbisë, në njoftimin për pjesëmarrjen e Serbisë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, njihet Kosova si një shtet i pavarur që gjithashtu ka marrë pjesë aty, .
Vela ka thënë se është e vërtetë që Kosova ishte një nga 47 shtetet që ka marrë pjesë në takimin e KPE në Granada
“Faqja zyrtare e Presidentit të Serbisë e njeh Kosovën si shtet të pavarur pjesëmarrës në Samitin e EPC në Granada në njoftimin e saj zyrtar për pjesëmarrjen e Vuçiqit në Samit. Në të vërtetë, Kosova ishte një nga 47 shtetet që morën pjesë në Samit”, ka shkruar Vela.
Ai në fund e ka ngacuar Vuçiqin duke e shkruar “Hvala Aco”.
https://twitter.com/Blerim_Vela/status/1710394553746743544?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1710394553746743544%7Ctwgr%5E235bec439e51918deef4690c034f667aceff24f8%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fvela-e-ngacmon-vuciqin-hvala-aco-e-njohu-kosoven-si-nje-nga-47-shtete-pjesemarrese-ne-granade%2F