Bllokada e Gazës nga Izraeli, krim kundër njerëzimit, thotë zyrtarja e OKB-së

by Nexhat

Një ministër i qeverisë izraelite ka thënë se Izraeli synon të zhdukë Hamasin.

Kjo vjen pasi Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se bllokada e Gazës nga Izraeli në përgjigje të sulmit të kryer nga Hamasi mund të rrezikojë një krizë humanitare.

banner

Raportuesja speciale e OKB-së për territoret e pushtuara palestineze, Francesca Albanese thotë për Sky News se vetëmbrojtja “ka rregulla” dhe kjo nuk përfshin “sulme pa dallim kundër civilëve apo uria apo shkatërrimi pa dallim” i infrastrukturës.

“Shkatërrimi i plotë që është shpallur është një qëllim për të kryer krime lufte dhe më keq. Uria është një krim dhe mund të çojë në një krim kundër njerëzimit”, paralajmëron ajo, raporton Sky News,

Ajo shtoi se fokusi duhet të jetë “problemi më i gjerë” që krijon këtë konflikt, një okupim që “ka shtypur popullin palestinez”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy