Lideri iranian: Ua uthim duart e atyre që planifikuan sulmin ndaj Izraelit

by Nexhat

Lideri i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka mohuar përfshirjen iraniane në sulmet vdekjeprurëse të nisura nga Hamasi të shtunën. Ai tha se “ne puthim duart e atyre që planifikuan sulmin”.

Ndër të tjera Khamenei tha se Izraeli është fajtor për vrasjen masive të Hamasit, raporton BBC.

banner

Teksa Irani tregoi mbështetjen e Hamasit nga dita e parë e sulmit, lideri i vendit u shpreh: Ne puthim duart e atyre që planifikuan sulmin ndaj regjimit sionist. Ky tërmet ka shkatërruar disa struktura kritike në Izrael, të cilat nuk do të riparohen lehtë. Veprimet e vetë regjimit sionist janë fajtorë për këtë fatkeqësi.

Irani është i njohur për financimin e Hamasit dhe furnizimin me trajnime dhe armë për militantët.

Luftimet në Izrael dhe Rripin e Gazës vijojnë, ndërsa Hamasi ka marrë rreth 100 pengje dhe thotë se objektivi i tyre është shkëmbimi i të burgosurve me palestinezët e mbajtur në Izrael. Kështu tha një militant i grupit të Hamasit. Ali Barakeh tha se Hamasi ka një arsenal raketash afatgjatë. Forcat izraelite të mbrojtjes kanë njoftuar se kanë rifituar kontrollin e plotë të kufirit të Gazës .

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy