Rizvanolli: Energjia e shpenzuar në veri nuk duhet të paguhet nga Qeveria

by Nexhat

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është shprehur e energjia e shpenzuar në veri nuk duhet të paguhet nga Qeveria.

Duk e komentuar mënyrën e pagesës se energjisë së shpenzuar në veri, Rizvanolli ka thënë se gjendja e tashme nuk mund të vazhdojë më. Ajo ka bërë të ditur se KEDS i ka dërguar kërkesë së fundit Eelektroserverit, që të procedohet me marrëveshjen.

banner

Sipas saj, nëse nuk ka një përgjigje atëherë do të shihet si do të veprohen, edhe pse nuk pati një përgjigje të qartë për këtë çështje.

“Sa i përket mbulimit të konsumit të energjisë në veri, ne kemi bërë të qartë për të gjitha palët që një mënyrë e tillë e funksionimit nuk mund të vazhdojë. Ne i kemi kryer detyrat tona, me kërkesën e ndërmjetësuesve, ne kemi vazhduar të diskutojmë dhe e kemi bërë të qartë që versioni i fundit i kontratës është versioni i fundit i marrëveshjes që duhet nënshkruhet nga ta. Dje KEDS i ka dërguar kërkesën e fundit Elektroseverit. Presim që të ndodhë kjo shumë shpejt nëse jo do të shohim opsionet e tjera se si të adresohet”, ka theksuar ministrja Rizvanolli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy