Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, policia nis hetimet

by Merita

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke hetuar rastin e vdekjes së një personi në një banesë në Prishtinë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të dielën rreth orës 11:50 në mëngjes

Bëhet e ditur se njësitet relevante kanë intervenuar menjëherë pas lajmit dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, një mashkull kosovar.

banner

Sipas vendimit të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor (IML) për t’u nënshtruar obduksionit.

“Prishtinë / 19.11.2023 – 11:50. Është raportuar për një trup të pajetë në një banesë me ç’rast në vendngjarje kanë dal njësitë relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa, rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy