Argjentina ka mundur Brazilin në supersfidën e kualifikueseve të Botërorit të 2026 në Amerikën Latine me rezultatin minimal 0-1.
E filluar me 30 minuta me vonesë në “Maracana” për shkak të trazirave mes tifozëve, ishte një gol i Nikolas Otamendit në minutën e 63’ ai që vendosi sfidën.
Dueli ishte tejet i luftuar mes të dyja skuadrave, teksa Xhoeliton u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 81’, me “Seleçaot” që e mbyllën takimin me 10 lojtarë.
Kështu Brazili ka shkuar në vendin e 6 me vetëm 7 pikë, duke marrë tre humbje radhazi dhe rrezikon më shumë se kurrë pjesëmarrjen në Botëror.
Në sfidat e tjera, Uruguai nuk e pati të vështirë ndaj Bolivisë duke e mundur me rezultatin 3-0, Kolumbia mundi në transfertë Paraguain me rezultatin 0-1, Ekuador-Kili u mbyll 1-0, ndërsa Peru-Venezuela përfundoi 1-1.
NDESHJET:
BRAZIL 0-1 ARGJENTINË
Otamendi 63′
URUGUAI 3-0 BOLIVI
Nunjez 15′, 71′, Vijamil (A.G) 39′
PARAGUAI 0-1 KOLUMBI
Borre (P) 11′
EKUADOR 1-0 KILI
Mena 21′
PERU 1-1 VENEZUELA
Jotun 17′ / Savarino 54′
RENDITJA: