Porosia e Nënë Terezës/ Çfarë i tha ish-presidentit Clinton për Kosovën

by Merita

Shenjtorja Nënë Tereza, përveçse ka ndihmuar miliona fëmijë dhe njerëz në nevojë, ka dhënë një kontribut të çmueshëm edhe për Kosovën.

Nënë Tereza ka takuar ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton, të cilit i ka kërkuar të ndihmojë Kosovën.

banner

Kjo kërkesë e Nënë Terezës ka pasur ndikim në ndërhyrjen e fortë të Clinton.

Porosinë e shenjtores shqiptare e zbuloi mbrëmjen e sotme pedagogu Mark Marku në emisionin “Opinion”.

“Nënë Tereza pa diskutim është, mendoj, figura më e njohur në nivel ndërkombëtar e modernitetit. Ka fituar Nobelin për Paqe. Por përveç kësaj ka qenë një njeri me shumë ndikim, jo vetëm për kishën katolike, por për gjithçka ka ndodhur. Unë them vetëm diçka. Atë që thoshte një shqiptar që kishte takuar Bill Clinton në një moment, ishte në ambientin ku Clinton shkonte pasi kishte qenë president në zyrën e vet dhe e pyet çfarë e ndikoi tek ti që të ndërhyje aq fort për Kosovën. Dhe i thotë “kam pasur një takim me Nënë Terezën” dhe më tha “të lutem ndihmoje popullin tim”, diçka e tillë se nuk e mbaj mend përmendësh.

Bill Clinton thotë “pasi unë mbarova porosinë e Nënë Terezës, shkova tek varri i Nënë Terezës, kur vdiq Nënë Tereza dhe i thashë ‘unë e mbarova porosinë’”, theksoi Marku./ CNA

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy