Heshtja para gjykatës, asnjë deklarim nga të dyshuarit për vrasjen e Liridonës

by Nexhat

Skënder Gojani, avokat i Granit Plavës, dorasit të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, tha se as klienti i tij dhe as dy të pandehurit tjerë nuk folën në seancën e sotme dëgjimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Gjykata vendosi që për secilin prej tyre të caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Ka qene seancë dëgjimore. Ka perfunduar seanca”, tha ai.

I pyetur për paraqitjet e të akuzuarve para gjykatës, avokati tha se asnjëri nuk është deklaruar.

“Jo s’kanë pasë asnjë deklarim asnjëri”, tha Gojani.

Ndërsa Ahmet Gjinovci, i cili shkoi në Gjykatë si avokat i Kushtrim Kokallës, tha se “ai ka angazhuar avokat tjetër”.

30-vjeçarja Liridona Ademaj u vra me plumb në kokë të mërkurën në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Dorasi Granit Plava ka deklaruar se për inskenimin e grabitjes dhe vrasjen e Liridonës, bashkëshorti i saj, Naim Murseli e pagoi 30 mijë euro. Të dy, së bashku me Kushtrim Kokallën, i cili po ashtu u arrestua për këtë krim, dolën sot për herë të parë para gjykatës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy