Mal Retkoceri fiton çmimin e parë në Fest 62

by Merita

Mal Retkoceri është fitues i çmimit të parë në Festivalin e 62 të këngës në RTSH me këngën “Çmendur”.

“Shumë faleminderit, shumë faleminderit jurisë. Këngën e kam bërë prej zemrës. E kam interpretuar prej perspektivës së një personi që e dua shumë, prej nënës sime. E kam shkruar për të gjithë ata persona që janë të shkelur prej personave të tjerë dhe që i përdorin për sende personale të tyre. E mira dhe e vërteta, del”, u shpreh Retkoceri.

banner

Çmimi i dytë i Festivalit u fitua nga Tiri Gjoci me këngën “Në ëndërr”. Pas marrjes së çmimit Gjoci deklaroi se ndihej shumë i emocionuar.

“Faleminderit shumë. Kemi qenë një grup që e kemi bërë këngën me shumë dashuri”, u shpreh Gjoci.

Ndërsa këngëtari Shpat Deda fitoi çmimin e tretë me këngën “S’mund të fitoj pa ty”.

Ai shprehu shumë falenderim për vlerësimin që i dha juria.

“Jam i emocionuar. Falenderoj edhe Orkestrën e RTSH-së, si dhe audiencën time që më ka ndjekur ndër vite”, tha Deda.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy