“Tejkaluan kolonën”, Policia jep detaje rreth incidentit në Merdare, ku tre persona grushtuan policët

by Merita

Një video ku shihen disa persona duke grushtuar zyrtarët policorë në pikëkalimin kufitar në Merdare, është bërë virale. Detajet se si erdhi deri te ky incident, i ka dhënë Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Sipas raportit, njësitet policore i kishin ndaluar dy vetura të cilat kishin tejkaluar kolonën derisa prisnin për të kaluar kufirin. Pas intervenimit të policisë, për parandalim të tejkalimit dhe kërkesës për kthim në kolonë, thuhet se tre të dyshuarit nuk kanë zbatuar udhëzimet zyrtare dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë.

banner

Të dyshuarit janë arrestuar, derisa bëhet me dije se dy janë shtetas të Kosovës dhe një i Shqipërisë.

Rasti është hapur në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR – Podujevë / 04.01.2024 – 10:20. Njësitet policore kanë ndaluar dy vetura të cilat kishin tejkaluar kolonën derisa prisnin për të kaluar kufirin. Pas intervenimit të policisë, për parandalim të tejkalimit dhe kërkesës për kthim në kolonë, tre persona të dyshuar nuk kanë zbatuar udhëzimet zyrtare dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë. Lidhur me rastin situata është vënë nën kontrollë, dhe personat e dyshuar dy kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë janë shoqëruar në stacionin policor.  Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy