27
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasanin.
Osmani theksoi se qytetarët e Kosovës llogarisin në përkrahjen e Shqipërisë në çdo rrugëtim,
“Si gjithnjë, qytetarët e Kosovës llogarisin në përkrahjen e Shqipërisë në çdo rrugëtim. Kur jemi përkrah njëri-tjetrit, nuk ka sfidë që nuk tejkalohet dhe nuk ka rezultat që nuk mund të arrihet me sukses!”, shkroi Osmani në platformën X.