Interi ‘tërbon’ Romën dhe e mposht 2-4 në kryeqytet! Lazio fiton 1-3, Immobile vendos rekord! Kumbulla në stol

by Merita

Serie A e futbollit është në javën e 24-t. E shtuna nisi në Sardegna, ku vendasit e Cagliarit u mposhtën 1-3 nga Lazio. Në 18:00 gjithë vëmendja ishte në “Olimpico”, aty ku Roma humbi 2-4 me Interin. Në mbrëmje, Sassuolo pret Torinon dhe Marash Kumbulla pritet të marrë minuta me ekipin e ri, teksa e nis këtë duel nga stoli.

Interi ecën me hap kampioni. Zikaltërit fituan 2-4 në “Olimpico” kundër Romës për raundin e 24 në Serie A. Heroi i miqve nga Milano ishte Marcus Thuram, që riktheu epërsinë e zikaltërve.

banner

Dueli u zhbllokua në të 17 minutë nga Acerbi, që i dha epërsinë djemve të Inzaghit. Vendasit nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe në pjesën e parë përmbysën gjithçka me Mancinin dhe El Shaarawy për 2-1.

Në pjesën e dytë, Thuram barazoi në të 49 minutë, para se sulmuesi të detyronte Angelinon të shënonte në portën e vet për rezultatin 2-3. Në fund (90+3′) Bastoni “vulosi” shifrat për 2-4, teksa nuk kishte minuta për Kristjan Asllanin. Në rebeshin e “Olimpicos”, trajneri Daniele De Rossi pëson humbjen e parë me verdhekuqtë.

Në “Unipol Stadium” të Sardegnas, Cagliari u mposht 1-3 nga Lazio. Java e 24 e këtij sezoni do mbahet mend edhe nga Ciro Immobile, me sulmuesin e Lazios që shkon në kuotën e 200 golave të shënuar në Serie A.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të lazialëve, pas autogolit të Deiola në minutën e 26-të. Në pjesën e dytë Immobile shënoi për 0-2 në të 50 minutë, para se Gaetano të shkurtonte shifrat.

Në të 65 minutë Felipe Anderson “vulosi” fitoren e miqve. Me 37 pikë Lazio shkon në vendin e gjashtë dhe prek zonën Evropiane.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy