Reagon dioqeza Rashkë-Prizren pas lajmeve se Qeveria është dakord që Manastirit të Deçanit t’i regjistrohet toka

by Merita

Dioqeza e Rashkë – Prizrenit ka bërë një komunikatë publike në rrjetin social X, në lidhje me zhvillimet e fundit rreth çështjes së Tokës në Manastirin e Deçanit.

Dioqeza Rashkë-Prizren ka reaguar pas lajmeve së Qeveria e Republikës së Kosovës është dakord që t’i regjistrohet toka si pronë e tyre.

banner

Me herët, Gazeta Express kishte marrë vesh se “zyrtarë të qeverisë që janë të ngarkuar me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës janë të gatshëm që të bëjnë thirrje publike për këtë çështje”.

Pas kësaj ka ardhur reagimi nga dioqeza “Rashkë-Prizren me një komunikatë në X.

Sipas tyre, “as dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit dhe as Manastiri i Deçanit nuk janë kontaktuar nga asnjë institucion i Kosovës lidhur me ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 lidhur me tokën e manastirit”.

“Në vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë të deklaratave të zyrtarëve të lartë të Kosovës që pretendojnë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit nuk është marrë ligjërisht dhe nuk mund të ekzekutohet dhe se duhet të fillohet dialogu me Kishën. Pas konsultimeve me këshilltarët tanë juridikë dhe kontakteve me përfaqësuesit ndërkombëtarë në Prishtinë, ne kemi shprehur qëndrimin tonë se nuk mund të ketë dialog apo marrëveshje për këtë vendim të detyrueshëm dhe përfundimtar (res judicata), pasi që do të binte ndesh me parimet ligjore në të gjitha shoqëritë demokratike”, thuhet në komunikatën e tyre.

Tutje, në deklaratë thuhet se “komuna e Deçanit me vite ka refuzuar të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ne iu drejtuam Kadastrës Qendrore të Kosovës, e cila ka të drejtën e plotë të regjistrimit të tokës, e cila automatikisht do ta përditësonte statusin pronësor të manastirit në nivelin kadastral komunal”.

“Edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka ripërsëritur se vendimi duhet të zbatohet. Fatkeqësisht, nuk kemi gjetur as mirëkuptim e as vullnet për ekzekutimin e vendimit as nga Kadastra lokale dhe as nga ajo qendrore e Kosovës pa asnjë shpjegim. Rasti ynë vazhdimisht është zhvendosur nga niveli komunal në atë qendror dhe mbrapa, duke shmangur kështu ekzekutimin e vendimit për tetë vjet”.

“Prandaj, presim që institucionet e Kosovës më në fund të bëjnë pjesën e tyre në përputhje me sundimin e ligjit dhe ta regjistrojnë tokën tonë në kadastër, duke i lëshuar manastirit një certifikatë pronësie në përputhje me vendimin e gjykatës. Ne besojmë se ky do të ishte një hap i rëndësishëm drejt sundimit të ligjit.

“Lidhur me gatishmërinë për dialog për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zgjidhjen e çështjeve praktike, Kisha jonë ka qenë dhe mbetet gjithmonë e hapur për diskutime me të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, siç e kemi treguar ndër vite”, thuhet në këtë deklaratë të KOS-it nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy