Mirena nxjerr burimet: Po flitet se PDK për kryeministër do ta kandidojë këtë kandidat, jo Memli Krasniqin

by Nexhat

Analisti Ilir Mirena tha se nga informacionet që i posedon, PDK po shqyrton mundësinë që kandidat për kryeministër në zgjedhjet e radhës ta ketë Bedri Hamzën.

Ai tha se emri më i përfolur për kandidat për kryeministër në PDK është Bedri Hamza, kryetar i Mitrovicës.

banner

“Ka burime që po flasin që PDK është duke e shqyrtu mundësinë që me emëru një kandidat tjetër, jo kryetarin aktual të PDK-së Memli Krasniqi, por një kandidat tjetër për kryeministër. Emri më i përfolur është kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza”.

“Unë po besoj që PDK i ka bë hesapet e veta mirë, po këqyr sondazhet e brendshme. Duhet me kalkulu mirë se qysh ka me reflektu kjo në numra”

“Bedriu Hamza në këto dy vite është i heshtuar, nuk është politikisht aktiv. Kur ke synime kaq të larta mendoj që njeriu duhet me qenë më aktiv në politikat e përditshme, e këtë te Bedri Hamza nuk e kemi pa. Ai është ekonomist i mirë, por nuk ka fitu ndonjë betejë të madhe me përjashtim të Mitrovicës”, tha Mirena në Pressing.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy