Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka thënë kontingjenti i shtuar gjerman në misionin paqeruajtës të NATO-s dëshmon përkushtimin e tyre për paqe dhe siguri në Kosovë.
Ai këto komente i bëri në rrjetin social X, pas përkujtimit të ushtarëve të NATO-s që humbën jetën gjatë dislokimit në Kosovë
”Me ftesë të presidentes Vjosa Osmanit, u bashkova me kolegët në kujtimin e ushtarëve të NATO-s që humbën jetën gjatë dislokimit të tyre në Kosovë. Kontingjenti ynë i shtuar gjerman brenda KFOR-it në NATO nënvizon përkushtimin tonë për paqen dhe sigurinë në Kosovë,” shkroi diplomati gjerman.
Gjermania ka njoftuar se nga prilli do ta rrisë prezencën e ushtarëve në misionin e KFOR-it në Kosovë.
Këtë vendim, Gjermania e mori pas tensioneve që ndodhen në komunat veriore me shumicë serbe, në maj të vitit të kaluar
Me ardhjen e trupave të ri, Gjermania pritet të ketë gjithsej rreth 200 ushtarë në KFOR
https://twitter.com/GermanAmbKOS/status/1771914013720363464?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1771914013720363464%7Ctwgr%5Ecbb09b47eab59bc68c5702107f8d44167012f678%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Frohde-kontingjenti-gjerman-shtuar-ne-kfor-perkushtim-per-paqe-ne-kosove%2F