GLPS ia përmend Kurtit premtimin për riformatizimin e Qeverisë, thekson ngecjet tri vjeçare

by Nexhat

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka publikuar analizën për qeverisjen tri vjeçare ku ka theksuar ngecjen në politikën e jashtme, reformat në sundim të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Kurse, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, GLPS konsideron se reagimi i butë ndaj Serbisë dhe qëndrimi agresiv ndaj Kosovës paraqet një gabim strategjik të bashkësisë ndërkombëtare, duke rrezikuar të gjithë procesin e dialogut.

Sipas analizës të realizuar, Qeveria Kurti nuk i ka sjellë vendit asnjë njohje të re, derisa është theksuar nevoja për zgjedhje afatgjate, pasi sipas GLPS-së, zgjidhjet afatshkurta dëmtojnë rrugën integruese të Kosovës.

Njomza Arifi, menaxhere e programeve në GLPS, ka listuar të arriturat dhe ngecjet e qeverisjes tri vjeçare të kryeministrit, Albin Kurti. Ajo ka thënë se viti i tretë i qeverisjes vazhdon të karakterizohet me fenomenin e pozitave të ushtruesve të detyrës duke tejkaluar në të shumtën e rasteve edhe afatet ligjore.

“Në përgjithësi, viti i tretë i qeverisjes, sikurse vitet paraprak, vazhdon të karakterizohet me fenomenin e pozitave të ushtruesve të detyrës duke tejkaluar në të shumtën e rasteve edhe afatet ligjore. Nga 16 institucione gjithsejtë, përfshirë 15 ministri dhe Zyra e Kryeministrit, vetëm katër prej tyre udhëhiqen nga sekretarë me mandatë të rregullt. Ky fenomen vazhdon të dëmtojë funksionimin e administratës publike në Kosovë. Kemi theksuar nevojën për një riformatim të Qeverisë për shkak të mungesës së performancës në disa dikastere. Edhe pse kjo ishte paralajmëruar nga kryeministri Kurti, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Po hyjmë në vitin e katërt dhe të fundit, dhe nevoja për riformatim qe ka qenë e padiskutueshme, nuk është jetësuar gjatë kësaj kohe…Fenomeni i mungesës së transparencës dhe llogaridhënies mbetet ende i theksuar”, tha Arifi

Sipas saj, reformat në sundim të ligjit kanë vazhduar të jenë në krye të agjendës qeveritare edhe gjatë vitit të tretë, duke shtuar se fokus i veçantë i vlerësimit që kanë realizuar është vënë mbi reformën e vetingut të sistemit të drejtësisë, iniciativën për reforminim e kornizës ligjore për sistemin prokurorial, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe strategjinë kombëtare për luftën kundër korrupsion.

Arifi ka thënë se gjatë këtij viti ka pasur kritika të vazhdueshme mbi tendencën e ekzekutivit për të ndërhyrë në sistemin e drejtësisë, përmes deklaratave publike karshi gjyqësorit dhe prokurorisë, për çfarë tha se një nga dokumentet kryesore në fushën e sundimit të ligjit mbetet Strategjia Kombëtare për Sundim të Ligjit 2021-2026.

Ajo po ashtu ka thënë se sa i përket Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, nuk ka pasur ndonjë lëvizje në këtë drejtim që kur i njëjti projektligj është dërguar në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë, që tashmë një vit.

Ndërsa, duke folur për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ajo tha se Kosova vlerësohet të jetë ende në një fazë të hershme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy