Bajrami: Skandal tjetër multimilionësh në ministrinë e Liburn Aliut – veç për korrupcion do të mbaheni mend

by Nexhat

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se ende pa dhënë përgjegjësi askush për tenderët njëburimor, ka shpërthyer një skandal tjetër multimilionësh në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, që udhëhiqet nga Liburn Aliu.

Ajo i është referuar një raportimi të një mediumi, sipas të cilit një sinjalizues i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti me e-mail lidhur me disa kompani ambalazhuese të ujit dhe se i njëjti më pas ka përfunduar në Komision Disiplinor brenda ministrisë.

banner

Bajrami i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale që të reagojë, derisa ka thënë se Qeveria Kurti do të mbahet mend vetëm për korrupsion.

“Ende pa dhënë përgjegjësi askush për mbi 210 milionë tendera sekret, shpërthen skandali tjetër multimilionësh në ministrinë e Liburn Aliut. Sinjalizuesi sipas Albanian Post i paska shkruar e-mail vet kryeministrit Kurti për të ia tërhequr vëmendjen për ”hajnitë në këtë ministri” por në vend të përgjigjes nga Kurti, i njëjti paska përfunduar në Komision Disiplinor brenda ministrisë. Sinjalizuesin edhe mund ta largoni nga puna, por këto fakte që sot i paska bë publike AP nuk mund të fshihen më asnjëherë. Prokuroria Speciale duhet sa më parë të reagoj. Ky është korrupcion dhe duhet të denohet si i tillë. Veç për korrupcion do të mbaheni mend”, ka shkruar Bajrami

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy