Gjokaj: Gjergj Kastriot – Skënderbeu, simbol edhe i mbrojtjes së qytetrimit evropian

by Nexhat

Në prag të ditëlindjes së Gjergj Kastriot – Skënderbeu, por edhe në vigjilje të 25-vjetorit të çlirimit të Gjakovës, dje u përurua shtatorja e Skënderbeut.

Me këtë rast në një ceremoni të organizuar në Gjakovë, deputetë, zv.ministra e kryetarë të komunave, vlerësuan lartë veprën dhe figurën e heroit kombëtar, Skënderbeu.

banner

Ideator dhe financues i shtatorës së kryeheroit të shqiptarëve Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, është mërgimtari dhe veprimtari i komunitetit shqiptar në Zvicer Gjergj Prenkoçaj, ndërsa shtatorja u punua nga Tal Istrefi

Ndër folës të shumtë në këtë ngjarje, ishte edhe veprimtari shqiptar nga Malësia e Madhe në SHBA, Gjon Gjokaj, fjalën e së cilit po ua sjellim në tërësi

I nderuari kryetar i Komunës së Gjakovës, z.Adrian Gjini

I nderuari dhe bashkatdhetari ynë z. Gjergj Prenkoçaj

Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë

Të nderuar qytetarë të Gjakovës dhe më gjërë

Fillimisht dua të falënderoj zyrtarët komunal të Gjakovës, në krye me z. Ardian Gjini dhe veprimtarin e çështjes kombëtare z. Gjergj Prenkoçaj, për ftesën që më bënë të jem me ju sot në ditën e përurimit të monumentit të heroit tonë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, pa të cilin jo vetëm Shqipëria, por edhe Europa nuk do të ekzistonte sot si shoqëri e qytetërimit modern.

Gjithashtu ju përgëzoj për shënimin e 25 vjetorit të çlirimit të Gjakovës nga agresori dhe pushtuesi serb dhe shprehë mirënjohje dhe lavdi për dëshmorët e Gjakovës, të cilët ranë në altarin e lirisë duke mbrojtur trojet e tyre.

Në emër të Fondit Humanitar TRIESHI dhe Shoqatës Patriotike Malësia e Madhe – Nju Jork, ju përciell urimet më të përzemërta, nga vëllezërit dhe veprimtarët e komunitetit shqiptar të Nju Jorkut dhe Detroitit, të cilët kanë dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm për çështjen kombëtare dhe veçanërisht për Kosovën dhe për UÇK-në, të cilët jo vetëm që shpërndanë ndihma të mëdha financiare dhe humanitare për popullin shqiptar të Dardanisë, por ishin edhe promovues aktiv të çlirimit të Kosovës, si; përfaqësues té LDK-së për diasporën shqiptare të Amerikës, zëdhënës të UÇK-së për mediat amerikane, zyrtar të kreut të fondit “Vendlindja Thërret” për Amerikën , dhe në të njëjtën kohë rinia malësore e Amerikës mori pjesë si luftëtar lirie në çlirimin e Kosovës në kuadër të Batalonit Atlantiku.

Dua t’ju kujtoj një herë se veprimtarët malësorë të Amerikës ishin ato elita shqiptare që u shkolluan këtu në Gjakovë dhe Kosovë, të cilët me dijen, kulturën dhe pasurinë e tyre arritën të sensibilizojnë çështjen e Kosovës, në institucionet më të larta shtetërore amerikane, duke vendosur lidhje të ngushta me Senatorë dhe Kongresmenë amerikanë nga të dyja partitë kryesore amerikane.

Të mos harrojmë se avokuesin më të madh të çështjes shqiptare në Uashington, kongresmenin Joseph Diogardi, u soll në skenë nga malësorët i cili ndihmoi për të arritur rezultatet e mëdha të çështjes shqiptare në Kosovë dhe demokratizimin e Shqipërisë. Dhe e gjithë kjo miqësi e forcuar me SHBA-të u vlerësua dhe u respektua nga drejtuesit e institucioneve amerikane, gjë që u shënua edhe me pjesëmarrjen e parë të një shqiptari, përkatësisht një malësori, në inaugurimin dhe darkën inaguruase të një presidenti amerikan, me ftesë të presidentit George Bush i parë.

Ndaj gjithë kjo veprimtari kolosale e malësorëve të Amerikës, të cilët dhanë shumë nga vetja për trojet dhe popullin e Dardanisë, institucionet shtetërore të Kosovës, në shenjë mirënjohje dhe falenderimi, do të duhet të ngrisin një memorial në qendër të Prishtinës, për veprimtarinë e tyre, që do ta quaja “Monumenti apo Sheshi i Malësorëve të Amerikës”, pa të cilët Kosova sot nuk do ta gëzonte lirinë e saj.

Në fund dua të falënderoj veprimtarin e mërgatës shqiptare në Zvicër, zotin Gjergj Prenkoçaj, gjyshi i të cilit Martin Luca,u vra këtu në mbrojte të Gjakovës nga forcat çetnike serbe në vitin 1945, për ngritjen e monumentit të Gjergj Kastrioti SKENDERBEU, monument ky që do të madhështojë Gjakovën atëdhedashëse që ka dhënë shumë gjak e sakrificë për kauzën kombëtare.

(Gjon Gjokaj është kryetar i Fondit Humanitar TRIESHI dhe këshilltar i Shoqatës Patriotike Malësia e Madhe – Nju Jork)

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy