Policia e Kosovës dje ka njoftuar se derisa po patrullonte Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë, bashkë me KFOR-in amerikan në fshatin Miokovicë, janë sulmuar me shishe xhami.
Policia bashkë me KFOR-in kanë identifikuar shtëpinë e të dyshuarit dhe e kanë arrestuar atë, i cili më pas e ka pranuar se e ka bllokuar rrugën fillimisht dhe ka gjuajtur me shishe.
Përmes raportit 24-orësh policia ka njoftuar se në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një pushkë gjuetie, katër fishekë, një radiolidhje dhe shtatë xhaketa.
I dyshuari, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR&ARMËMBAJTJE PA LEJE- Fsh. Miokovice, Leposaviq 06.05.2024-04:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bllokuar rrugën duke vendosur një veturë pa targa në rrugë dhe pastaj ka hedhur shishe qelqi në drejtim të veturave të KFOR-it, dhe PK-së. Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një xhaketë të ushtrisë me emblemë serbe, po ashtu është sekuestruar vetura e cila është përdorur për bllokim të rrugës. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të njëjti ku është gjetur dhe konfiskuar, një pushkë gjuetie, katër fishekë, një radio lidhje dhe shtatë xhaketa të ushtrisë, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”