Shefja e USAID, Samantha Power, para një audience të gjerë (fjalim në ceremoninë e diplomimit në Universitetin e Shtetit të Iowas) ka përmendur Kosovën dhe kontributin që USAID ka dhënë për zhvillimin e vendit tonë. Kjo organizatë ndërkombëtare së fundi po u ofron mentorim dhe zhvillim të karrierës studentëve të Kosovës.
Teksa shefja e USAID përmend misionin e organizatës në më shumë se 100 vende, ajo përmend specifikisht Kosovën.
Kjo video e saj është shpërndarë në X, nga shefi i kabinetit të Kryeministrit i cili e ka përgëzuar të njëjtën për prezentimin që i ka bërë shtetit tonë.
“Dua të theksoj diçka që jo të gjithë e dinë që është Iowa ka një histori të gjatë më Agjencinë që unë e kam privilegjin ta udhëheqi dhe ju keni dëgjuar diçka për Agjencinë për zhvillim ndërkombëtar apo USAID. Ashtu siç e këni dëgjuar ne punojmë në 100 vende, ne u përgjigjemi krizave humanitare, mbështesim reformat demokratike dhe aktivitetet në kohën kur është në rritje autoritarizmi në botë. Ne ndihmojmë fuziqimin e grave dhe vajzave, duke u dhënë qasje në edukim në vendet që nuk është e lehtë. Ne ndihmojmë të parandalojmë shpërndarjen e sëmundjeve dhe tentojmë të rrisim ekonominë. Iowa ka qenë gjatë partner i vlefshëm në këto përpjekje. Anëtarët e fakultetit të Iowas po udhëtojnë në Kosovë (shtetit më të ri të Evropës), për për t’u ofruar studentëve të teknologjisë së informacionit mentorim, drejtimin e karrierës, mundësi kërkimore për t’i përgatituar ata për t’u rritur në ekonominë teknologjike”, u shpreh ajo ndër të tjera,
https://twitter.com/DalipiLuan/status/1789760585594253697?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1789760585594253697%7Ctwgr%5E45fc52da87029f719e963c470b83e23e01f41ad0%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fceremonia-e-diplomimit-ne-universitetin-e-iowas-shefja-e-usaid-e-permend-kosoven-para-mijera-vetave%2F