Turqia shkel marrëveshjet tregtare ndërkombëtare/Izraeli “hakmerret” duke rritur 100% tarifat për produktet turke

by Merita

Izraeli do të anullojë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Turqinë dhe gjithashtu do të vendosë tarifa 100% për importet e tjera nga i njëjti vend si hakmarrje ndaj vendimit të Erdogan për të ngrirë eksportet në shtetin e tij.

Siç tha ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, plani do të dorëzohet në kabinet për miratim.

banner

Turqia më herët ka njoftuar pezullimin e transaksioneve tregtare me Izraelin derisa të sigurohet një armëpushim i përhershëm në Gaza si dhe dërgimi i pandërprerë i ndihmave humanitare në rajon, sipas asaj që kishte deklaruar ministri turk i Tregtisë Omer Bolat.

“Njoftimi i tij (Erdogan) për të ndaluar importet në Izrael përbën një deklaratë bojkoti ekonomik dhe një shkelje serioze e marrëveshjeve tregtare ndërkombëtare për të cilat Turqia është e angazhuar”, tha Smotrich në një deklaratë.

Ai vuri në dukje se veprimet e Izraelit do të zgjasin vetëm për aq kohë sa Erdogan të mbetet në pushtet.

“Nëse në fund të mandatit të Erdoganit, qytetarët e Turqisë zgjedhin një udhëheqës që është i arsyeshëm dhe nuk e urren Izraelin, do të ishte e mundur të kthehej rruga tregtare me Turqinë”, tha Smotrich.

Sipas planit të Smotrich, të gjitha tarifat e reduktuara të zbatueshme për mallrat e importuara nga Turqia në Izrael sipas një marrëveshjeje të tregtisë së lirë do të hiqen. Në të njëjtën kohë, për çdo produkt të importuar nga Turqia në Izrael do të vendoset një taksë në masën 100% të vlerës së mallit, krahas tarifës ekzistuese.

Ministria e financave, ekonomisë dhe e jashtme, thuhet në deklaratë, do të ndërmarrin gjithashtu hapa për të nxitur prodhimin e Izraelit, ndërkohë që do të diversifikojnë burimet e importit për të reduktuar varësinë nga Turqia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy