Armend Muja i revanshohet Haradinajt pas akuzave se Kurti është rekrutuar nga shërbimet serbe, ia përmend Radoiçiqin

by Nexhat

Armend Muja, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar deklaratën e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se “Kurti ishte rekrutuar në burg nga Serbia”.

Muja ka thënë se një deklaratë e tillë është shumë larg realitetit.

banner

Ai tha se Haradinaj kur ka qenë kryeministër ishte shumë i afërt për bashkëpunime me forca që përfaqësonin drejtpërsëdrejti presidenitn serb, Aleksandër Vuçiq.

“Deklarata të ngjashme jo vetëm nga Haradinaj, por ka pasur edhe nag LDK-ja, me kësisoj aludime të pacipa”, ka deklaruar ai në “Pressing” të T7

“Një ish-kryeministët i vendit me bë deklarata të tilla, marrë parasysh që është aq larg realitetit. Këtë askush nuk e mendon, madje Serbia problemin më të madh e ka me z. Kurti. Ndërkaq, Haradinaj ka qenë i hapur për bashkëpunim edhe me forca që e kanë përfaqësuar direkt Vuçiqin. Ai njihet edhe për raportet e afërta me Radojçiqin edhe në bazë të deklaratave që i ka bërë”, ka thënë Muja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy