Haradinaj: Gjakova e dhimbjeve të mëdha sot festoi ditën e çlirimit

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në manifestimin për shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Gjakovës.

Haradinaj ka përcjellur nga afër performancën e Orkestrës Frymore të Gjakovës e cila doli sot për herë të parë pas 105 viteve.

banner

“Gjakova e dhimbjeve të mëdha dhe e krenarisë së veçantë shqiptare feston sot 25-vjetorin e Çlirimit. Ndjenjë e mirë me pa Gjakovën në festë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka marrë pjesë edhe në përurimin e varrezave të dëshmorëve të Gjakovës

“Në këtë ditë të shënuar u bë edhe përurumi i varrezave të Dëshmorëve të Gjakovës.

Gjakovë, gëzuar Ditën e Çlirimit!

I përjetshëm kujtimi për të rënët!”, është shprehur Haradinaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy