“ChatGPT” vjen në një pjesë të automjeteve të gjigantit gjerman

by Merita

Kjo teknologji gjendet në të gjitha automjetet e familjes “ID”, si dhe në modelet e reja “Golf”, “Tiguan” dhe “Passat”.

Drejtuesit do të mund të arrijnë në “ChatGPT” përmes një asistenti zanor, i cili do të jetë në gjendje të rregullojë kondicionerin, navigimin dhe shumë gjëra të tjera.

banner

Nga “Volskwagen” thanë se “ChatGPT” do të mund të kërkojë informacione për atraksione turistike, apo për rezultate të disa garave sportive.

Gjithashtu shtohet se inteligjenca artificiale do të jetë në gjendje të ndihmojë fëmijët në detyrat e matematikës.

Ata sigurojnë përdoruesit se nuk ka nevojë të shqetësohen kur bëhet fjalë për sigurinë, pasi informacioni i automjetit dërgohet në mënyrë anonime te asistenti zanor vetëm nëse sistemi VW mund t’i përgjigjet kërkesës dhe më vonë hiqet automatikisht.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy