Sot është përuruar Klinika e rinovuar e Urologjisë, që funksionon në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Sipas njoftimit që ka lëshuar ZKM, renovimet kapin vlerën prej 1.2 milion euro.
“Tash, secila dhomë e ka klimatizimin qendror, ka furnizimin me oksigjen dhe ka të instaluar sistemin për ta thirrur në çdo kohë infermieren prej shtratit ku ndodhet pacienti. Klinika e rinovuar po ashtu ka nyje sanitare me kushte dhe standarde moderne dhe një banjo për persona me aftësi të kufizuara, si dhe dyer të zgjeruara të pacientëve sipas standardit për shtretër të pacientëve – në të kaluarën, meqë dyert kishin përmasa më të vogla se shtretërit e pacientëve, ishte e nevojshme që pacientët të zhvendoseshin me çarçafë deri në shtratin e tyre”, thuhet në njoftim.
Më poshtë gjeni pamje të klinikës: