“Mijëra u vranë thjesht sepse ishin myslimanë boshnjakë”, Rohde kujton viktimat e gjenocidit të Srebrenicës

by Nexhat

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka kujtuar sot viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, duke thënë se ata u vranë veç pse ishin myslimanë boshnjakë.

Ai ka shpërndarë një postim të Ministrisë së Jashtme gjermane.

“Sot ne përkujtojmë viktimat e gjenocidit të tmerrshëm në Srebrenicë 29 vjet më parë. Mijëra u vranë thjesht sepse ishin myslimanë boshnjakë. Shumë plagë janë ende të hapura, Bosnja dhe Hercegovina vazhdon të kërkojë pajtim. Kujtesa për ta është një përkujtim për ne”, ka shkruar ai

Qeveria e Kosovës dje e ka shpallë 11 Korrikun Ditë Përkujtimore të Gjenocidit në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës, bazuar në rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nga 23 maji.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy