Plagosje në Pejë, viktima në gjendje të rëndë, flasin nga Policia dhe Prokuroria

by Nexhat

Një plagosje ka ndodhur sonte në Pejë, si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në rrugën Jeton Dedushaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, i cili tha se viktima për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar për në QKUK.

“Një person është plagosur me thikë, për këtë cështje menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes policia dhe prokurori i Krimeve të Rënda. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë, ndërkaq është duke u bërë përpjekje maksimale për arrestimin e personit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme, tha Nikçi .

Po ashtu edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi e konfirmoi rastin, duke treguar se dy të dyshuarit janë të njohur për policinë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy