Për herë të parë në 20 vite karrierë, mes Evropianit dhe Botërorit, C.Ronaldo mbylli një turne madhor pa lënë shenjë, zero gola të shënuar.
CR7 ishte thjesht hija e emrit të tij në “Euro2024”, por as kjo nuk mjafton për të ndalur yllin portugez.
Sipas mediave angleze, Ronaldo ka vendosur një objektiv të ri, synon të jetë pjesë e Portugalisë edhe në Botërorin e ardhshëm, në 2026, pavarësisht se në atë moshë do të jetë 41 vjeç.
Për t’i arritur këtij qëllimi, Ronaldo ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me Al Nassr edhe për një tjetër vit, kontrata aktuale përfundon në 2025, por me një kusht: Ronaldo kërkon nga klubi saudit garanci sportive, të jetë në qendër të projektit, në mënyrë që të shkojë në Botërorin e tij të fundit në kushte sa më të mira fizike.
“Ëndrra ime është të fitoj Botërorin me Portugalinë”, kështu u shpreh Ronaldo gjatë një interviste në Katar.
Kjo është mbase mundësia e fundit për të për të realizuar këtë ëndërr. Ronaldo mbylli sezonin e tij të fundit më Al Nassr shifra të denja për një “top player”: 44 gola dhe 13 assiste në 45 ndeshje.