Peci thotë se ndihet i rrezikuar: Kam kërkuar mbrojtje por më është refuzuar, për shkak se vij nga një parti tjetër

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci në një deklarim për media thotë se ndihet i rrezikuar vazhdimisht nga grupet kriminale. Ai duke folur për djegien e dy veturave para objektit të komunës tha se dyshohen se janë 3-4 persona që kanë djegur veturat e komunës.

Peci ka thënë për Tëvë1, se ka kërkuar mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës, por siç tha ai, iu është refuzuar, ngase sipas tij refuzimi ka ardhur për shkak se vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Një grup kriminal qe dyshohet se janë 3-4 persona dyshohet se kane djegur veturat, kjo për faktin se është shtuar numri i shërbimeve te qytetareve nga komuniteti serb por edhe dëgjimet publike që janë. Unë ndihem i rrezikuar dhe vazhdimisht kam kërkuar mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës, por që kjo më është refuzuar dhe mendoi se përkundër që ka bazë një kërkese e tillë, e njëjta është refuzuar për shkak se vij nga një parti tjetër”, thotë Peci

Ndryshe, dy automjete të komunës së Zveçanit janë djegur mbrëmë në orët e pasmesnatës

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy