Shpenzimet e udhëtimit zyrtar brenda dhe jashtë Kosovës thuhet të kenë shënuar rritje gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.
Sipas një publikimi nga FrontOnline thuhet se nga viti 2021 e deri në fund të qershorit 2024, shpenzimet e tilla kanë arritur shumën e përgjithshme prej më shumë se 31 milionë euro.
Sipas raporteve të buxhetit, të përgatitur nga Ministria e Financave, shpenzimet e udhëtimit për gjashtë mujorin e parë të vitit 2024 kanë shkuar në 5.25 milionë euro, apo 12% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
E në lidhje me këtë ka reaguar ministri i Financave, Hekuran Murati i cili është munduar që të sqarojë këtë situatë duke përfshirë “trajnimet e Forcës së Sigurisë e Mbrojtjes”
Ai madje mediat i quajti “qepuese” në lansimin e këtij raportimi.