39
Gjashtë anëtarë të një familje, mes të cilëve 4 fëmijë humbën jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në banesën e tyre në Novi Sad të Serbisë.
Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit në rrugën “Gjorgja Dere” në Novi Sad, teksa viktimat ndodheshin në gjumë.
Paraprakisht, mendohet se zjarri në banesë është shkaktuar nga shpërthimi i baterisë së një skuteri, që po karikohej në rrjetin elektrik.