103
Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet gjatë pasditës të ketë ndonjë rrebesh të izoluar në zona të caktuara, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.
Sipas Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17-45 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 34°C.