Shifrat e punësimit, Murati i përgjigjet Bajramit: Edhe me të dhëna të Trustit e konfirmove atë që tha Kryeministri, ke njohuri të cekëta

by Nexhat

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i është përgjigjur deputetet Hykmete Bajrami, pasi kjo e fundit e kundërshtoi Kurtin që tha se ka rritje të punësimit në Kosovë. Bajrami tha se papunësia është ulur për shkak të fuqia punëtore ka ikur. Sipas saj “numrat s’çojnë te lulëzimi i punësimit” sic tha Kurti.

Murati tha se Bajrami është munduar ta demantojë Kurtin, por “a shpërfaqur mungesën e njohurive të veta për temën në fjalë”. Ai shtoi se me të dhënat që ka përdorur deputetja Bajrami e ka konfirmuar atë që e ka thënë Kurti – që ka rritje të punësimit.

“Deputetja Bajrami qenka mundu me e demantu Kryeministrin për shifrat e punësimit, por në fakt krejt çfarë paska arritur të bëjë është që së pari t’a shpërfaqë mungesën e njohurive të veta për temën në fjalë, dhe së dyti, edhe me të dhënat që vetë deputetja ka përdorur në fakt e ka konfirmuar atë çfarë ka thënë Kryeministri, pra që ka rritje të punësimit. Për sa i përket asaj se cilat shifra tregojnë pasqyrën më të saktë të punësimit, shifrat e ATK-së apo ato Trustit, deputetja do duhej ta dinte që ATK-ja raporton numrin e të punësuarve bazuar në deklarimet tatimore të punëdhënësve, ndërsa Trusti, në tabelën që paska përzgjedhur deputetja Bajrami, i raporton llogaritë që kanë pranuar kontribute në muajin përkatës. Pra janë dy shifra që tregojnë gjëra të ndryshme.”

Ai tha se Trusti “çdoherë do të duket” se deklaron më pak të punësuar sesa ATK në një muaj sepse deklarimi në ATK bëhet cdo muaj ndërsa në Trust jo të gjithë e bëjnë cdo muaj

Ministri Murati tha se në tabelën që e ka publikuar Bajrami shihet se shifrat e Trustit pësojnë ngritje cdo të tretin muaj, që sipas tij e konfirmon dallimin në mënyrën e regjistrimit.

“Si rezultat i kësaj mënyre të regjistrimit, Trusti çdoherë do të duket se deklaron më pak të punësuar sesa ATK-ja në një muaj të caktuar sepse ka shumë punëdhënës që përderisa deklarimin në ATK e bëjnë me rregull e çdo muaj, pagesën e kontributeve në Trust jo të gjithë e bëjnë çdo muaj. Nga tabela që ka prezantuar deputetja, lehtë vërehet që shifrat e Trustit pësojnë ngritje çdo të tretin muaj, gjë që e konfirmon këtë dallim në mënyrën e regjistrimit, sepse nuk është se çdo të tretin muaj punësohen më shumë njerëz vetëm për atë muaj, por sepse pagesa e kontributeve bëhet për 3 muaj përnjëherë.”

“Kurse sa i përket numrit të llogarive aktive në Trust, edhe sipas vetë krahasimeve dhe aritmetikës së deputetes, rezulton se janë shtuar 55 mijë vende pune. Por kjo merr parasysh vetëm shifrat deri në dhjetor 2023. “

Ai ka thënë se nëse shikohet raporti tremujor i Trustit në qeshor 2024 kanë qenë 399,585 llogari aktive, e nëse krahasohet me muajin mars 2021 kanë qenë 330,988 llogari aktive.

Sipas Muratit, gjatë kësaj periudhe janë shtuar 68 mijë e 597 llogari aktive, apo 20,7 për qind.

“Nëse duam të kemi krahasim me shifra të përditësuara, gjithnjë duke përdorur treguesin që vetë deputetja Bajrami ka përzgjedhur, sipas raportit të fundit tremujor të Trustit, në muajin qershor 2024 kanë qenë 399,585 llogari aktive, pra që kanë pranuar kontribute. Kur e krahasojmë këtë me muajin mars 2021, kur Qeveria Kurti kishte marrë qeverisjen, ku në Trust ishin deklaruar 330,988 llogari aktive, del se përgjatë kësaj periudhe, sipas metodologjisë së vetë dpeutetes Bajrami, janë shtuar 68,597 llogari aktive, apo shprehur në përqindje saktësisht 20.7%

Ai ka thënë se me “shifrat e deputetes Bajrami, vetëm sa konfirmohet ajo çfarë ka thënë Kryeministri Kurti”.

Murati është shprehur se “është për keqardhje që deputetët që mbulojnë fushën e ekonomisë, e madje edhe ligjërojnë në universitet, kanë njohuri kaq të cekëta për fushën.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy