Në sheshet kryesore të Prishtinës janë duke u shënuar një varg aktivitetesh.
Këto aktivitete janë duke u shënuar pikërisht në 25 vjetorin e themelimit të një prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë në vend, të Policisë së Kosovës.
Të pranishëm në këto aktivitete tashmë janë edhe krerët e institucioneve të vendit.
Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha si dhe zyrtarë të shumtë policorë janë parë duke parakaluar në shesh, duke qenë edhe afër fëmijëve të shumtë të cilët sot janë uniformuar në nderim të shënimit të 25 vjetorit.
Kurti dhe Sveçla deri më tani nuk janë deklaruar në lidhje me zhvillimet e fundit në aspektin e sigurisë, e që padyshim janë të shumta.