KFOR-i me aktivitete të shtuara të kontrollit në brezin kufitar me serbinë

by engel

KFOR-i shton patrullimet në gjithë Kosovën, thonë se posaçërisht në veri situata vazhdon të jetë e brishtë. Ushtarët letonezë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të KFOR-it të udhëhequr nga NATO kryen një patrullë rutinore brenda komunës së Zubin Potokut.

KFOR-i është duke realizuar patrullime në formate të ndryshme në të gjitha pjesët e Kosovës, kanë konfirmuar zyrtarë të kësaj force, përmes një zëdhënësi.
“Patrullat janë një nga disa aktivitete që KFOR-i kryen në baza ditore, në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e vet, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

banner

Tek kanë treguar se patrullimet mbështeten në mandatin që u buron prej OKB-së, zyrtarë të KFOR-it thanë se situata vazhdon të jetë e brishtë, posaçërisht në veriun e populluar kryesisht me serbë. Veç në veri, KFOR-i, përmes komunikatave të ndryshme, javët e fundit ka njoftuar për patrullimet e bëra edhe në qytete të tjera.

Dje me anë të një komunikate ka njoftuar se ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR, të udhëhequr nga NATO-ja, kryen një patrullë brenda komunës së Leposaviqit.
KFOR-i rikujton se është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy