Rama tregon projektet që përfshihen në buxhetin për vitin 2025, i cilëson si më madhoret në historinë e kryeqytetit

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2025 reflekton “një ndërtim të një qyteti modern, të qëndrueshëm dhe të zhvilluar”.

Ai ka thënë se në këtë buxhet përfshihen projekte që tashmë kanë filluar dhe do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm, disa prej të cilave i ka cilësuar si më projekte më të mëdha në historinë e Kryeqytetit.

banner

Ai ka përmendur vazhdimin e rrugës “B”, ndërtimin e rrugës “A”, ndërtimin e sheshit “Rexhep Luci”, ndërtimin e Bulevardit “Xhorxh Bush”, ndërlidhja e lagjes Arbëria me Pallatin e Rinisë përmes platformës, ura që lidh Pallatin e Rinisë me Hotelin Grand, ndërtimi i urës në drejtim të qytetit të Mitrovicës si dhe ndërtimi i rrugëve nëpër fshatra,

Buxheti për vitin 2025 ka dështuar të votohet në mungesë kuorumi, meqë asambleistët e VV’së dhe PDK’së kanë lëshuar sallën

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy