Anglia shokohet nga Greqia në Wembley

by Nexhat

Anglia ka pësuar humbje 2-1 në Wembley nga Greqia në kuadër të Ligës së Kombeve.

Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen, duke rrezikuar qysh në minutën e 11-të me anë të Konstantinos Mavropanos, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

banner

Por, Cole Palmer u kundërpërgjigj në minutën e 22-të, ndërsa pasimi perfekt nga Jude Bellingham u shpërdorua nga ylli i Chelseat, pasi topi shkoi mbi portë.

Në minutën e 49-të, Vangelis Pavlidis kaloi Greqinë në epërsi, me Jordan Pickford që nuk kishte çfarë të bënte.

Pavlidis kishte gol të anuluar në minutën e 60-të, pasi ishte në pozitë jashtë loje.

Edhe në minutën e 83-të, lojtarit grek iu anulua një tjetër gol, por tani nga VAR-i për pozicion jashtë loje

Jude Bellingham u mendua se ia fitoi një pikë Anglisë, kur i barazoi shifrat në 1-1 me golin e realizuar në minutën e 87-të.

Por, Pavlidis më në fund ia doli ta shënonte edhe golin e dytë, kur realizoi në minutën e 90+4-të për 2-1

Me këtë fitore, Greqia është lidere e grupit me nëntë pikë, Anglia me gjashtë, Irlanda me tri, ndërsa Finlanda me asnjë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy