Van Dijk: Messi ishte kundërshtari më i vështirë

by Nexhat

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka zbuluar emrin e futbollistit që e konsideron kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij.

Në një intervistë për podcastin “Beast Mode On”, ku ishte i ftuar së bashku me Adebayo Akinfenwa, mbrojtësi holandez veçoi Lionel Messin, duke e cilësuar argjentinasin ndër futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

banner

“Do të zgjidhja Lionel Messin. Ndoshta lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Ai dhe Cristiano Ronaldo, padyshim, kanë qenë të jashtëzakonshëm”, deklaroi Van Dijk.

Van Dijk foli edhe për përshtypjet e para nga trajneri i ri i Liverpoolit, Andoni Iraola. Kapiteni i “Reds” e përshkroi spanjollin si një trajner kërkues, por theksoi se mënyra e tij e punës po i shërben skuadrës.

“Është një trajner shumë kërkues që na stërvit shumë. Mendoj se kjo është gjë e mirë. Ai dëshiron të luajmë futboll të bukur, të tregojmë intensitet dhe njëkohësisht të shijojmë lojën”, u shpreh ai.

Mbrojtësi holandez shprehu gjithashtu besimin se Alexander Isak mund të ketë një sezon të suksesshëm nën drejtimin e Iraolës.

Van Dijk rikujtoi edhe një nga momentet më të veçanta të karrierës së tij me Liverpoolin: triumfin në Premier League ndaj Tottenhamit. Ai veçoi atmosferën në “Anfield” dhe momentin kur tifozët kënduan “You’ll Never Walk Alone”.

“Mbaj mend se gjatë javës para ndeshjes thashë se doja që të gjithë në stadium të vishnin të kuqe. Ishte shumë speciale të qëndroje aty, duke dëgjuar ‘You’ll Never Walk Alone’ përballë Kop-it. Ishte një ditë e jashtëzakonshme”, kujtoi Van Dijk

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy