“Dardanët” gati për Debrecen: “Besa, besë Kosovë!”

by Nexhat

Tifozët e Kosovës, “Dardanët”, kanë konfirmuar se do të jenë të pranishëm edhe në Debrecen për ta mbështetur Kombëtaren e Kosovës në përballjen ndaj Izraelit.

Kosova të enjten do të zbresë në fushë në tokën hungareze, në një ndeshje që zhvillohet në terren neutral, ndërsa “Dardanët” kanë bërë të ditur se do të jenë pranë ekipit përfaqësues, pavarësisht vendit ku luhet ndeshja.

banner

“Dardanët, si gjithmonë, edhe kësaj radhe do të jenë të pranishëm në shkallët e tribunave për t’i mbështetur bijtë më të mirë të vendit”, thuhet në reagimin e tyre.

Ata kanë theksuar se mbështetja për Kosovën nuk varet nga stadiumi apo vendi ku zhvillohet ndeshja.

“Nuk ka rëndësi a luajmë në fushë vendëse, si mysafirë apo në fushë neutrale. Dardanët, në çdo variant dhe në çdo cep të Evropës, i qëndrojnë pranë ekipit kombëtar të vet me krenari dhe besnikëri”, thuhet më tej në reagim.

Në fund, tifozët kanë shprehur optimizmin e tyre për një rezultat pozitiv ndaj Izraelit.

“Shkojmë për fitore, për ta nisur dhe mbaruar këtë javë suksesshëm. Besa, besë Kosovë!”, përfundon reagimi i “Dardanëve”/RTK

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy