Paqe mes Italisë dhe Belgjikës, Franca shpartallon Izraelin

by Nexhat

Italia dhe Belgjika i kanë ndarë pikët në kuadër të përballjes në Ligën e Kombeve, përkatësisht Liga A.

Pas vetëm një minute lojë, Azzurët kaluan në epërsi me golin e Andrea Cambiasot

banner

Rezultatin për Italinë e dyfishoi Mateo Retegui, që u asistua nga Cambiaso në minutën e 24-të.

Por, vendasit mbetën me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Lorenzo Pellegrini u përjashtua direkt me karton të kuq, pasi ndërhyrja e tij u rishikua në VAR dhe ishte e ashbpër.

Në minutën e 42-të, De Cuyper e ngushtoi rezultatin në 2-1, kur u asistua prej leandro Trosssard.

Trossard më pas doli në rolin e asistuesit, kur shëmoi për 2-2 në minutën e 61-të, me asistimin e Wout Faes.


Po në këtë grup, por me rezultat 4-1, Franca triumfoi përballë Izraelit

Gjelat në epërsi i kaloi Edouard Camavinga në minutën e shtatë, ndërsa Randal Kolo Muani ishte asistuesi.

Mirëpo, Omri Gandelman (24’) i barazoi shifrat në 1-1, duke ndezur ndeshjen.

Gëzimi i tyre u ndal vetëm katër minuta më vonë, kur Christopher Nkunku realizoi një super gol me driblime mahnitëse.

Matteo Guendouzi realizoi për 3-1 në minutën e 87-të, ndërsa Bardley Barcelona e vulosi fitoren në 4-1 pas vetëm dy minutash.

Përkundër barazimit, Italia vazhdon si lider me shtatë pikë, Franca me një më pak, Belgjika me katër dhe Izraeli ende pa pikë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy